Categories Lajme

“Ju lutem Zoti Rama, mendoni edhe për 20 familjet tona”

Pas mbylljes së subjekteve, në kuadër të mos përhapjes, Kryeministri Edi Rama u premtoi subjekteve pagën e luftës. “Çdo i regjistruar, me pagë, pa pagë, si i vetëpunësuar nga familja në biznes të vogël, do të marrë një pagë lufte”, thoshte Rama. Mirëpo, pas zyrtarizmit të pandemisë punonjësit e Drejtorisë së Formimit Profesional Publik nr. 4 jo vetëm që nuk përfituan nga paga e luftës, por u pezulluan nga puna. “Përshëndetje “Stop”, jemi instruktorë të formimit profesional publik nr. 4 në Tiranë, nga 50 persona staf, 20 jemi të punësuar part-time. Në datën 9 u larguam si gjithë të tjetër në shtëpi për shkak të pandemisë.

Ishim në pritje të pagës së luftës si të gjithë personat e tjerë që janë të punësuar, ndërkohë na u tha që ne nuk përfitojmë asgjë nga paga e luftës dhe se kemi dalë normalisht edhe nga sistemi i institucionit tonë”, tha njëra prej inspektoreve. “Pavarësisht nga kontrata e lidhur më 14 Janar 2020 dhe përfundon më 30 qershor 2020, njoftimi për pezullim na ka ardhur në datën 23 prill. Në këtë mënyrë është prishur kontrata nga institucioni, jo nga ana jonë”, thotë një tjetër. “U interesuam tek sigurimet shoqërore dhe na thanë se keni dalë nga sigurimet. Nuk janë paguar as sigurimet, as tatimet dhe asnjë gjë”, tha një tjetrër.

“Ne kërkojmë që të zbatohet kontrata që kemi firmosur nga Janari deri në Qershor. Ju lutem Zoti Rama, mendoni edhe për 20 familjet tona, kanë ngelur pa bukë. Ku do hamë? Ku do ushqehemi?” Për muajin Mars janë paguar për vetëm 9 ditë, ndërsa thonë se kanë kontrata 6 mujore deri në 1-vjeçare. Madje nga AKPA-ja kanë siguruar një shkresë, ku titullarja i drejtohet punonjëses së vet, të quajtur Blerina, që të shohë, nëse vlen urdhri i saj.

Për këtë problematikë, “Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr. 4. Gazetarja: Pse ky vendim? Sepse ata kanë një kontratë që u përfundon në Qershor të 2020-ës?Juristi: Ato janë njoftuar. E kanë marrë njoftimin.Gazetarja: Jo dakord, si janë njoftuar? Juristi: Nga Ministria, nga ministria. Gazetarja: Zotëri, qendra a ka një kontratë me instruktorët? Mbi ç’bazë ligjore keni prishur kontratën? Duhet t’i përmbaheshit kontratës. Juristi: Nuk është prishur kontrata, më vjen keq! Të hënën mund të vini të merrni një përgjigje! Gazetarja: Zotëri, të lutem keni lidhur një kontratë me instruktorët deri në Tetor të vitit 2020. /tvklan.a

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME