Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e tyre në Florida të SHBA është nga qyteti i Lushnjës.

Ata jetonin në lagjen 18 Tetori dhe kishin mbërritur përtej Atlantikut përmes llotarisë amerikane. Fillimisht ishin larguar bashkëshortët, dhe më pas atyre iu ishin bashkuar edhe prindërit e Gentianit, Njazi dhe Alia.

Në Lushnjë jetojnë dy motrat e Gentian Manatit, të cilat kanë arritur të sigurojnë vizat dhe të udhëtojnë drejt SHBA mëngjesin e sotëm, për t’iu gjendur pranë familjes së vëllait në këto momente të vështira.

Lajmi për humbjen e jetës së tre të miturve ka lënë të shokuar edhe fqinjët. Për Report TV ata shprehen se janë të tronditur.

“Nuk ka fatkeqësi më të madhe në jetë, të rritësh tre fëmijë me sakrificë”, thotë një fqinje.
“U tronditëm kur e morëm vesh”, tha një tjetër.

Tre fëmijët e familjes Manati, humbën jetën në një zjarr që përfshiu banesën e tyre dy katëshe në Jacksonville të Floridës në SHBA, mëngjesin e 26 gushtit.

Kur ekipet e emergjencës mbërritën në banesë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, gjetën tre fëmijët pa shenja jete, ndërsa dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga ndërtesa. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit dhe hetimet vijojnë.

Për të lehtësuar kushtet financiare të familjes Manati, një kushërirë e tyre ka nisur një fushatë GoFundMe që ka për qëllim mbulimin e shpenzimeve të funeralit për 3 të vegjlit dhe trajtimin mjekësor të të lënduarve që ndodhen në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME