Categories Sport

Jasir Asani shënon supergol ndaj Çekisë, Shqipëria në avantazh

Jasir Asani ka shënuar në minutën e 9 për Shqipërinë ndaj Çekisë. Ishte një top i bukur nga Bajrami dhe Asani me numër 9 gjuan një predhë, duke çuar Shqipërinë në avantazh.

Ky ishte goli i 9 i Shqipërisë, duke e renditur vendin tonë në krye me 13 pikë.

Shqipëria sfidon Çekinë në “Air Albania” (20.45), në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset Euro 2024. Kuqezinjtë vijnë në këtë takim me mungesa të rëndësishme në mbrojtje, ku për shkak dëmtimesh nuk janë në dispozicion Ismajli dhe Kumbulla. Në sulm, pritej që të paktën ta niste nga stoli Armando Broja, por sulmuesi kuqezi nuk ia ka dalë të jetë në 100% në formë për këtë sfidë, me teknikun që lajmëroi dje se Broja s’do luajë. Në krahun tjetër, kundërshtarët vuajnë mungesë e sulmuesit Patrick Schick.

Sa i takon rreshtimit kuqezi, përpara portierit Berisha është vendosur Mitaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Hysaj. Mesfusha përbëhet nga Ramadani dhe Asllani. Cikalleshi është në majë të sulmit, me sulmuesin që do ketë ndihmën e Seferit dhe Asanit nga krahët. Pas Cikalleshit, qëndron Bajrami.

Shqipëria kryeson tani me 13 pikë dhe gol ka shënuar edhe Polonia ndaj Ishujve Faroe, duke vajtur në 9 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME