Categories Lajme

“Javën e ardhshme e publikoj”, Artan Hoxha plas ‘bombën’: Kam një video të një kryebashkiaku

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se, një kryebashkiak do të diskreditohet javën e ardhshme pasi do të publikohet një material filmik i cili ka rënë në duart e tij dhe po e studion. I pyetur se pse nuk e publikon tani, Hoxha tha se po priste që këtë javë të shikonte “videon përvëluese”, që është përmendur së fundmi ku thuhet se përfshihet një diplomat i huaj me një punonjëse të ministrisë së Brendshme.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli, në debat e sipër deklaroi se 5 kryetarë bashkie të dalë nga votimet e 30 qershorit do të rrëzohen pasi kapen nga ligji i dekriminalizimit, Hoxha lëshoi deklaratën e fortë edhe pas një pyetje të bërë në “Opinion” nga moderatori i emisionit. Drejtuesi i emisionit lexoi një mesazh, ku flitej për një video që disponon gazetari Artan Hoxha, ku përfshihet kryetari i Bashkisë, emrin e të cilit ka preferuar të mos e tregojë, ndërsa pyetjes nëse drejton një Bashki të medhe apo të vogël i është shmangur duke thënë se “boll që është kryetar bashkie”.

Pjesë nga Biseda:

Fevziu: Një sms tjetër më thotë që Hoxha ka një video shumë interesante të një kryetari Bashkie, i thoni ta shfaqë.

Artan Hoxha: Po e verifikojmë, javës tjetër, mendova se këtë javë do të dilte video përvëluese, po nuk doli ajo kështu që javës tjetër.

Fevziu: E ke vërtetë videon?

Artan Hoxha: Është lajm që po e verifikojmë edhe do dali

Fevziu: Përvëluese është edhe kjo?

Artan Hoxha: Unë nuk them që është përvëluese por diskredituese më tepër

Fevziu: Bashki e madhe?

Artan Hoxha: Boll që është kryetar Bashkie, ç’rëndësi ka sa e madhe është bashkia, për mua problem është që s’duhet lejuar që në pozicione të tilla, njerëz që kanë besimin e qytetarëve të kenë të drejtë të marrin vendime për jetën e qytetarëve të këtij vendi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME