Categories Lajme

“Javën e ardhshme presim lajme të mira”, Zelensky: Rusia do na kthejë mbrapsht çdo gjë që ka marrë

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha adresimin e tij të përnatshëm për kombin ukrainas, se koha deri në çlirimin e plotë të vendit është gjithmonë e më pranë dhe se është vetëm çështje kohe përpara se Ukraina të rimarrë gjithçka që i është pushtuar nga Rusia.

“Ukraina do të marrë gjithçka mbrapsht nga Rusia. kjo është diçka që as nuk vihet në diskutim.
Është vetëm çështje kohe. Çdo ditë, koha deri në çlirimin tonë shkurtohet. Gjithçka që bëjmë është për këtë qëllim”, është shprehur Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se situata në Donbas mbetet e vështirë, veçanërisht në zonat e Severodonetsk, Lysychansk, Bakhmut dhe Popasna.

“Ne do të dominojmë pushtuesit me fuqi goditëse teknologjike dhe konvencionale. Shumëçka varet nga partnerët tanë. Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë Ukrainës gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur lirinë. Kështu që pres lajme të mira për këtë tashmë, javën e ardhshme”, pohoi presidenti ukrainas.

Zelensky tha se forcat ruse shkaktuan goditje barbare në rajonin e Sumy duke përdorur raketa dhe mortaja. Ai iu referua gjithashtu sulmit rus të së shtunës në Mykolaiv, i cili goditi një zonë banimi 20 metra larg një kopshti fëmijësh, duke vrarë një person dhe duke plagosur shtatë të tjerë.

“I tillë ishte objektivi që zgjodhi Federata Ruse. Pa pushim veprime të tilla do t’i kujtojnë botës se Rusia më në fund duhet të njihet zyrtarisht si një shtet terrorist, një shtet sponsorizues i terrorizmit”, tha Zelensky.

Ai tha se forcat ruse po pengojnë ukrainasit që të evakuojnë rajonin Kherson.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME