Categories Lajme

“Je dhi e bl.erë” Sonila rrë.fen: Si më d.hu.nonin vjehrra e kunatat prej 13 vitesh

Pas videos së publikuar ditën e djeshme ku vjehrra së bashku me të birin dhunonin barbarisht nusen ka reaguar nusja tjetër e shtëpisë. Sonila Shota rrëfeu në studion e emisionit “Me zemër të hapur” gjithë peripecitë e kaluara gjatë martesës, ku nuk mungojnë skena të renda të perjetuara në ate familje.

“Vjehrra më thoshte të hiqja fëmijën, kur unë isha shtatzanë me djalin, me cuan deri tek doktori, dyshonin nëse unë e kisha me burrin tim apo jo, dhe sot e kësaj dite nuk e pranon që janë fëmijët e djalit të tij. Vjehrra më ka torturuar, duke më pyetur sa muajshe isha, pasi më thoshte nëse je një muaj, nuk e ke me djalin tim. Kur më ka parë doktori i ka ardhur keq, i tha lëreni nusen se po plas. Nuk donin martesë me celebrim, donin vetëm bashkëjetës” u shpreh Sonila në studion e emisionit, ndërsa theksoi se ata më kanë mbajtur me dhunë, unë nuk kam dashur të jem nuse tek ata.

“Fillimisht nuk doja të merrja një shurdhmemec. Më kanë detyruar ta marr, ai më kapi prej flokësh dhe më thanë ti s’ke për të ikur. Një herë tentova të ikja por ai më goditi më la pa ndjenja, doja t’i ikja burrit, nuk kisha ende fëmijë. Familja nuk më ka folur për një vit, më thoshte ku i gjetë ato njerëz. Sot i kam mbështetje, kam urdhër mbrojtje.” rrëfen Sonila.

Sonila tregon se vjehrra e saj dhe dy kunatat ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj saj, e ka torturuar dhe ka bërë gjithcka ta nxjerrë jashtë banese së bashku me të shoqin dhe fëmijët e vegjël. Me dhjetëra herë janë përballur në dyert e policisë, me dhjetera herë janë trembur teksa vjehrra sajonte skenare thotë se ajo dhe thërriste efektivet e policisë në mes të natës.

“Vjehrri dhe vjehrra më thonë “je dhi e blerë” familja ime për një vit s’më ka folur, sepse unë u përzjeva me këtë familje. Dy kuntat dhe vjehrra me dhunojnë, vjehrri ka frikë vjehrrën ,vetëm shan dhe ofendon. Prej 13 vitesh në rajon ka mbi 100 denoncime në polici ” tregon ajo.

Sonila kërkon ndihmon pasi ndihet e kërcënuar në këtë familje.

“Prej 13 vitesh në rajon ka mbi 100 denoncime në polici ” tregon ajo. Videon nuk e kemi cuar në polici, sepse nuk kemi besim. Vjehrri na thotë lironi shtëpinë, do që të iki unë. Plani i tyre është të shesin shtëpinë dhe fëmijët tanë t’i coj në jetimore” u shpreh Sonila në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, ndërsa thotë se kunata e saj nuk është e dhunshme dhe se kurrë nuk e ka qëlluar vjehrrën e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME