Categories Lajme

“Je djallëzor!”, Rama i përgjigjet Farage për emigrantët në Britani: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Në një postim të drejtpërdrejtë në X, Rama ironizon Farage për “keqinterpretimin e shifrave”, duke i kujtuar se ai ka humbur dhe se shqiptarët nuk janë numra për t’u përdorur në propagandë pas-Brexit.

Nga ana tjetër postimin Rama e ka bashkëngjitur me një foto të krijuar nga Inteligjenca Artificiale sikur ai dhe Farage ndodhen në plazhet shqiptare duke pushuar së bashku. Kryeministri i bën sërish ftesë Farage të vizitojë Shqipërinë dhe të shijojë mikpritjen tonë.

Rama thekson se shqiptarët në Britani janë profesionistë të ndershëm, dhe se bashkëpunimi me qeverinë britanike ka sjellë ulje të ndjeshme të emigracionit të paligjshëm. Ai sfidon Farage të vizitojë Tiranën si “i ftuar nderi”, për të parë faktet reale dhe mikpritjen shqiptare.

Kryeministri hodhi poshtë si të pavërtetë pretendimin se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg”, duke thënë se kjo është një shifër e rreme dhe pjesë e një “iluzioni pas-Brexit”.

Pas reagimit të Farage në Twitter, ku iu kundërpërgjigj Ramës duke e përmendur në postimin e tij, nuk vonoi përgjigjja e Kryeministrit shqiptar ndaj deputetit britanik në lidhje me shifrat e shqiptarëve në burgjet angleze.

Rama hodhi poshtë sërish shifrën e publikuar nga Farage, i cili pretendon se 1 në 48 shqiptarë në Angli është në burg, dhe e cilësoi këmbënguljen e Farage si diçka “djallëzore”.

Reagimi i Ramës

I dashur @Nigel_Farage,

“Gjyshja ime katolike, qoftë shpirti i saj i prehur, më kujtonte gjithmonë thënien latine: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. Që mendoj se do të thotë diçka si: Të gabosh është njerëzore, por të qëndrosh në gabim është djallëzore.

Pra, në vend që të bezdisni Sekretarin e Brendshëm, i cili është tashmë i zënë, ndoshta më mirë më tregoni se kur mund t’ju pres në Tiranë, si mysafir nderi. Sepse, i dashur Nigel, duket se numrat nuk janë fusha juaj, prandaj të jemi të qartë — JU HUMBËT.

“Regjistrimi” juaj i shqiptarëve në Britani është veçanërisht qesharak. Ju pretendoni se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i lartë — disa herë më shumë. Por le të mbetemi te burimi juaj: The Telegraph, i cili ishte i pari që ngriti teorinë “një në 50”, dhe më vonë pranoi:

“Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare, pasi nuk përfshin emigrantët ilegalë, përfshirë më shumë se 12,000 që mbërritën me varka të vogla në 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia reale shqiptare mund të jetë deri në 140,000 — që do të thotë se më pak se një në 100 janë në burg.”

Tani, sa i përket numrit të të burgosurve, ja një pyetje më relevante: sa prej tyre janë me të vërtetë të dënuar për krime që nuk kanë lidhje me sistemin tuaj të vjetër të imigracionit dhe vizave?

Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm — por janë gjithashtu kokëfortë. Dhe kur dikush i gënjen vazhdimisht, pyetja e vërtetë është: Pse të këmbëngulësh? Sepse sinqerisht, të jesh djallëzor duket më poshtë edhe se stili juaj i zakonshëm.

Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë për t’u përdredhur për teatrin politik pas-Brexit, zotëri i nderuar Farage. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesesh dhe partnerë. Dhe nëse një në mijë dështon, kjo nuk i bën të tjerët viktima të konfuzionit tuaj kombëtar.

Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë britanike në reduktimin dramatik të migracionit ilegal dhe në luftën kundër krimit. Numrat e vërtetë e dëshmojnë këtë dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar”? Kjo nuk është fakt — kjo quhet deluzion pas-Brexit.

Pres me padurim t’ju pres në Shqipëri, siç është premtuar, për të ndarë shumë diell, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME