Categories Lajme

“Jemi ndarë keq”, Donaldi flet me mall për Borën

Donaldi dhe Bora ishin një ndër çiftet më të përfolura të ‘showbizit’ shqiptar gjatë kohës që ishin bashkë dhe çdo lajm rreth tyre ngjallte shumë interes për njerëzit. Por ndarja e tyre erdhi e papritur dhe të gjithë donin të dinin se çfarë ndodhi pasi ata kishin më shumë se dy vite që bashkëjetonin. Gjatë qendrimit të tij në “BBVip”, Donaldi ka zgjedhur ‘të hapë zemrën’ dhe të flasë për këtë çëshjte delikate që jo të gjithë e dinë si ishte dhe pse përfundoi. Duke folur me banorët ai dha më shumë detaje duke treguar se nuk janë ndarë mirë, por me debate. I pyetur se a e do ende, Donaldi nuk ka referuar që të japë një përgjigje ekzakte, duke lënë hapsirë për interpretim rreth asaj që ka dashur që të thotë. Më tej ai nuk nguroi të pranonte se e ka marrë malli për Borën.

Biseda mes katër banorëve: Kledi: Po ti ke vllai pasur ndonjë love story, ndonjë lidhje të gjatë? Ke pasur lidhje të gjatë apo vetëm 2-3 ditë, 4 orë?

Donaldi: Jo ore kam pasur, si nuk kam pasur Kledi: Dashuria e parë? Donaldi: Lidhja e parë, se nuk mund të them dashuria e parë. Lidhja e parë në gjimnaz si të gjithë. Është si historia që tha Fifi. Katil fare pa lidhje. Fëmijë komplet. Ndoshta ngaqë Vlora ka qenë qytet i egër, e ke parasysh. Prandaj thashë këto vendet e vogla në përgjithësi flasin.

Kledi: Lidhja e gjatë?

Donaldi: E kam pasur deri para pak muajsh lidhje të gjatë.

Kledi: Para se të futesh? Shkaku që je ndarë kjo?

Donaldi: Kush? Semi: Jo, jo para se të futej. Para disa muajsh. Donaldi: Shkaku ishin shumë gjëra, s’ishte vetëm një. Fifi: Po pse je nda? Donaldi: Se u bënë shumë gjëra bashkë. Kledi: Sa vite ishit bashkë? Donaldi: 2 vite e gjysmë. Kledi: Bashkëjetonit? Donaldi: Po Kledi: Ou, moshë më e vogël? Donaldi: Më e madhe

Kledi: Sa? Donaldi: 2 vite e gjysmë – 3 Semi: 3 vite. Ylli bukur Fifi: Të gjithë e dinë se ka qenë me Bora Zemanin Kledi: Se njoh Donaldi:Po se njeh ti Fifi: Është moderatore. A e ke pa “Për’puthen”? Kledi: Po. Ajo zeshkania? Ajo është yll. Kena një shije daku. Është kompliment.

Donaldi: Po jemi çift pra, mendojmë njësoj.  Kledi: Shumë e mirëFifi: A keni raporte të mira tani? A jeni nda mirë apo keq?Donaldi: Jemi ndarë keq. Jemi ndarë me debate, me diskutime me shumë gjëra. Nuk është se jemi ndarë se duhet të ndahemi se nuk bëjmë për njëri-tjetrin.Semi: Këta vdesin për njëri-tjetrin Kledi: Edhe unë mendoj

Semi: E di shumë mirë Fifi: A e do? Donaldi: S’di ta them Fifi: A të mungon  Donaldi: Më mungon, nuk di ta them. Jam shumë i turbullutFifi: Për çfarë?Donaldi: Për gjërat që kanë ndodhur. E ke parasyshFifi: Çfarë situatash kanë ndodhur? Kledi: Xhelozi?

Donaldi: Po të gjitha bashkë kanë qenë, xhelozi. Thjesht ziheshim shumë. Mund të ziheshim gjithë ditën rritje 4-5 minuta mirë, 10 minuta, 1 orë mirë, e gjatë gjithë kohës ziheshe. Kapeshim për gjëra pa lidhje. E pastaj u bë e vështirë. Nuk u ndamë se nuk duheshim. Fifi: Jeni nda se lidhje toksikeSemi: Janë shumë të njëjtë. Janë fotokopje e njëri-tjetrit. Thjesht njëri është çun e tjetri është gocë.Donaldi: Po jemi të njëjtë Semi: Të dy gjela

Donaldi: Ajo është femra që unë kam dashur më shumë gjithë jetënFifi: Kur të dalësh nga këtu a mendon për ta takuar?Donaldi: Se di, se di realisht. Semi: Ishin dy njerëz që sa u takuan, dukeshin se kishin një jetë që ishin njohur dhe direkt ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit. tifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME