Categories Lajme

“Jemi në luftë”, Rama thirrje qytetarëve: Nuk jeni në shtëpi se dua unë, bëni durim

Kryeministri Edi Rama, i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bëjnë durim, pasi nuk është në dëshirën e tij që populli të qëndrojë  brenda në shtëpi. Rama tha se jemi në luftë, ndaj i kërkoi secilit që të bëjë pjesën që i takon në këtë situatë.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

O ju vëllezër e motra që bëni ca pyetje sikur po vuani nga dora e robit, jo nga dora e zotit!
A do ta kuptoni edhe ju, siç e ka kuptuar shumica, se kjo është luftë e vërtetë dhe pyetja është:
Po t’i shihnit avionët që ju bombardojnë mbi kokë dhe plagët që hapin, a do ti bënit ato lloj pyetjesh?
Presidenti i Francës mbrëmë i tha pesë herë popullit të tij: jemi në luftë!
Ju lutem ndajeni mendjen:
Jemi në luftë!
Nuk jeni në shtëpi se dua unë, po sepse ka një armik që ka sulmuar vendin tonë!
Prandaj bëni secili luftën tuaj dhe bëni durim!
Ne po bëjmë e do bëjmë gjithçka që është e mundur mbi këtë tokë, po nuk jemi zoti dhe nuk zgjidhim dot me magji probleme e halle që janë reale, por që janë pjesë e të qenit në luftë!
Askush nuk do të bënte dot më shumë për ju, se sa po bëjmë dhe do të bëjmë deri në fund, unë dhe qeveria ime!
Me mish e me shpirt!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME