Shoqata e Bareve, Restoranteve dhe Clubeve i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.
Teksa shprehen se kanë qenë të parët që u ndërgjegjësuan dhe zbatuan me korrektësi masat e qeverisë kundër COVID-19, krerët e kësaj shoqate theksojnë se këto biznese janë të gjunjëzuar ekonomikisht, pasi prej 50 ditësh kanë ulurn qepenët. Në letrën drejtuar Ramës, Shoqata e Bareve thekson se e ka mundur frikën dhe kërkon rihapjen sa më parë dhe pa kufizi orari të bizneseve, duke u treguar të kujdesshëm.