Categories Lajme

“Jemi turistë”, si u kamufluan rusët që prej 1 jave qëndronin në Shqipëri, prova e fortë që gjetën në çantën e 24-vjeçarit

Jane zbardhur detaje të reja nga arrestimi i dy shtetasve rusë dhe një ukrainasi pas ngjarjes së ndodhur në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Të tre shtetasit e huaj të dyshuar si agjentë rusë janë kapur nga policia. Sipas burimeve ata ishin pikasur duke bërë foto dhe tentuan të hyjnë me forcë në perimetrin e uzinës, pro janë ndaluar nga rojet ushtarake shqiptare.

Gjatë ndalimit të rusëve Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zori janë sekuestruar tre pasaportat që këta persona mbanin me vete.

Në çantën e 24-vjeçarit Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiunazhi, ku në çipet e kësaj pajisje janë zbuluar foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Gjatë marrjes në pyetje nga agjentët e Antiterrorit, tre shtetasit e huaj kanë deklaruar se janë turistë, por zbulimi i pajisjes së kamufluar si aparat fotografik ka ngjallur dyshime se mund të jetë agjentë të shërbimit sekret rus.

Dyshohet se këta shtetas rusë kanë ardhur në vendin tonë para shtatë ditëve dhe në qytetin e Gramshit ndodhen prej tre ditësh.

Eshte mesuar nga të afërmit e ushtarakëve të lënduar se dy rojet e uzinës ushtarake kanë bërë referim edhe dy ditë më parë në instancat përkatëse pasi kishin konstatuar nga larg shtetasit rusë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME