Categories Bota, Lajme

Jep dorëheqje mjeku që këshilloi Trumpin për COVID-19

Scott Atlas, këshilltari për shkencë i presidentit amerikan, Donald Trump, pikëpamjet e të cilit nuk kanë qenë në linjë me ato të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, ka njoftuar për dorëheqjen e tij. Atlas ka informuar Trumpin për vendimin e dorëheqjes përmes një letre që ka postuar në rrjetin social, Twitter. “I nderuar që kam shërbyer për Donald Trumpin dhe amerikanët gjatë këtyre kohërave të vështira”, ka thënë ai në postim. Atlas, i cili nuk ka përvojë zyrtare në shëndetin publik apo për sëmundjet infektive, ka kaluar vetëm katër muaj duke këshilluar Trumpin.

Ai është punësuar me kontratë të përkohshme, e cila skadon këtë javë. Skepticizmi i tij për izolimet afatgjata, mbylljet e shkollave dhe vendosjes së maskës për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, kanë qenë në kundërshttim me qëndrimet e task-forcës së Shtëpisë së Bardhë. Anthony Fauci, ekspert për sëmundje infektive në Shtetet e Bashkuara, ka kritikuar informacionin që ka ofruar ai për Trumpin, duke e konsideruar si mashtrues dhe të pasaktë për pandeminë. Atlas, neuroradiolog, është raportuar të ketë ulur vazhdimisht rëndësinë e maskave, derisa Fauci dhe zyrtarë tjerë kanë bërë thirrje për vendosje të tyre.

Ai po ashtu ka thënë se masat e izolimit kanë qenë “dështim total”, në ndaljen e përhapjes së virusit.

Atlas ka nxitur reagime të ashpra kur ka dhënë intervistë për kanalin RT të Rusisë në muajin tetor. Ai ka kërkuar falje pse ka bërë një gjë të tillë më 1 nëntor, një ditë pas transmetimit të materialit, duke thënë se i vjen keq që ka lejuar veten të jetë pjesë e një gjëje të tillë. Përgjatë intervistës, Atlas ka mbrojtur politikat e administratës së Trumpit dhe ka kritikuar ashpër masat e izolimit duke thënë se SHBA-ja është bërë “histerike” me to.

Ai ka thënë se nuk ka qenë i vetëdijshëm që RT është e regjistruar si agjent i huaj në SHBA. Televizioni i financuar nga Qeveria ruse, që më parë është njohur si Russia Today, është regjistruar si agjent i huaj në nëntor të vitit 2017, pasi Departameti amerikan i Drejtësisë ka kërkuar një gjë të tillë, bazuar në Aktin e SHBA-së për Regjistrim të Agjentëve të Huaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME