Categories Lajme

Jep dorëheqjen drejtori i rezervave materiale të shtetit

Paulin Luli, drejtori i Rezervave Materiale të Shtetit, ka dhënë dorëheqjen. “Për të gjithë ata që janë të paqartë ndoshta më qëllim si dhe ata që janë kureshtarë të dinë më shumë sqaroj se: Kam dhënë dorëheqjen me vullnet të plotë nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit.

Gjatë gjithë kohës në detyrë kam dhënë kuntributë maksimal dhe kam kryer me përgjegjsi detyrat e ngarkuara nga ligji për administrimin e mallrave rezervë shteti si dhe detyrimet ligjore për tu ardhur ne ndihmë familjeve në nevoje,veçanerisht atyre të prekura nga termeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit 2019. Realizuam me sukses dhe përkushtim më nëtë të tëra pa gjumë dhe me orare të stërgjatura me sa mundësi që patëm pritshmëritë e banorëve te zonave të prekura nga termeti dhe menaxhuam më standarte të larta ndihmat humanitare të ardhura nga shumë vënde të botës.

Gjatë gjithë kohës DPRMSH kishte një ngritje si institucion në realizimin e detyrave dhe përmirsimin e cilësisë së shërbimit. Faleminderit atyre që më besuan këtë dëtyrë. Një falenderim i veçantë shkon për punën e palodhshme të stafit të rezervave të shtetit. Faleminderit pafund të gjithve pa përjashtim për bashkpunimin,mirëkuptimin dhe mbeshtetjen që na dhatë. Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen” shkruan Luli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME