Categories Lajme

Jep dorëheqjen ministri, vartësit e tij të përfshirë në korrupsion

Ministri për Zhvillim dhe Turizëm i Malit të Zi, Pavlle Radulloviq, dha dorëheqje, pas shfaqjes së një videoje, e cila tregonte inspektorë të ministrisë së tij duke marrë ryshfet nga një biznesmen. Në videon që transmetoi televizioni lokal Vijesti, inspektorët dëgjohen duke kërkuar para nga një burrë, i cili dëshiron të vazhdojë ndërtimin e një ndërtese në qytetin e Budvës, edhe pse i ka skaduar leja, raporton Rel. Kur njëri nga inspektorët pyet: “A i keni sjellë?”, biznesmeni i supozuar thotë se i ka vetëm 5,000 euro, edhe pse shuma totale që është kërkuar thuhet se ka qenë 20,000.

“M’i jepni nën tryezë”, dëgjohet pastaj inspektori.Ministri Radulloviq, në këtë detyrë qysh në vitin 2016, njoftoi në një konferencë për media se do të japë dorëheqje për shkak të incidentit.“Unë nuk kam arritur ta zhduk këtë lloj sjelljeje”, tha ai dhe shtoi se procedurat disiplinore tashmë kanë nisur.Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet Mali i Zi, vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME