Categories Lajme

Jepen masat e sigurisë për katër punonjësit e Bashkisë Korçë që i shkaktuan shtetit dëm ekonomik mbi 30 milionë lekë

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për katër punonjësit e Bashkisë Korçë, Zh. L., E. Gj., O. P., dhe S. P., të cilët akuzohen se favorizuan ndërtuesit e komplekseve luksoze me taksat.

Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 26 mars 2024, ka caktuar këto masa sigurie për 4 shtetasit pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme, për mospagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Nga hetimet ka rezuktuar se kjo paligjshmëri iu ka sjellë subjekteve përfitime të padrejta monetare dhe i ka sjellë shtetit dëm ekonomik me vlerë mbi 30 milionë lekë.

“Personat nën hetim, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit 107/2014, VKM 408, datë 13.05.2018 apo dhe Vendimeve të Këshillit Bashkiak për periudhën 2020-2023, duke shpërdoruar detyrën dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetit”, informoi Prokuroria.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohen masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për 4 funksionarë të bashkisë Korçë.

Masat e sigurisë, rezultat i hetimit të ndjekur për 16 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi akuza për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, pas një hetimi intensiv 16-mujor, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasit:

-Zh. L., 61 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-E. Gj., 52 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-O. P., 37 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Specialist Buxheti në këtë drejtori, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-S. P., 44 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 26.03.2024, ka caktuar këto masa sigurie për 4 shtetasit, sepse dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme, për mospagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja. Nga hetimet rezulton se kjo paligjshmëri iu ka sjellë subjekteve përfitime të padrejta monetare dhe i ka sjellë shtetit dëm ekonomik me vlerë mbi 30 milionë lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau trafikantin e madh të Irakut, Artan Hoxha zbulon dënimin e tmerrshëm për shqiptarin

Artan Hoxha ka folur për dënimin e Xhuljano Prengës, shqiptarit me nënshtetësi suedeze, që ekzekutoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë, temperaturat do të arrijnë deri në 43°C

Këtë javë vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge në Durrës

Është arrestuar një 20-vjeçar në Durrës. Orito Mema banues në Durrës,akuzohet për veprën penale “Prodhimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ Vdes nga vapa 23-vjeçari shqiptar me aftësi të veçanta, arrestohen prindërit e tij

Në Greqi një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të larta. Mediat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas radhës kilometrike të mjeteve, hiqet përkohësisht pagesa në autostradën Thumanë-Kashar

Pas skandalit të mëngjesit të sotëm me trafikun kilometrik nga aksi Thumanë-Kashar, mësohet se është…

LEXO ME SHUME