Categories Lajme

Jepet çmimi nobel në mjekësi, fituesit janë shkencëtarët që zbuluan virusin që shkakton…

Shkencëtarët Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice janë fituesit e Çmimi Nobel në Mjekësi, pasi zbuluan virusin e Hepatitit C. Asambleja Nobel tha në një njoftim për shtyp të hënën se tre shkencëtarët “bënë zbulime thelbësore që çuan në identifikimin e një virusi të ri”.

Akademia njoftoi se treshja kishte “dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem i madh global shëndetësor që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë te njerëz të ndryshëm në të gjithë botën”.

“Kjo është vonuar shumë. Hepatiti C ka shkaktuar po aq vdekje, në mos më shumë, se pandemia aktuale e koronavirusit. Ishte një problem i madh dhe kjo (punë) ishte një hap i madh përpara ”, u shpreh profesori, Gilbert Thompson. Studimet metodike të hepatitit të lidhur me transfuzionin, nga shkencëtari amerikan Alter demonstruan se një virus i panjohur ishte shkak i zakonshëm i hepatitit kronik.

Houghton, një shkencëtar britanik, përdori një strategji të paprovuar për të izoluar gjenomën e virusit të ri që u quajt, Hepatiti C. Ndërkohë, Rajs, një tjetër amerikan, siguroi provat e fundit që tregojnë se virusi i hepatitit C vetëm mund të shkaktojë hepatit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME