Categories Lajme

Jetesë në çadër verore në Fanin e acartë të Mirditës, familja me 8 anëtarë kërkon një kontejner

Temperaturat e ulëta që kanë përshirë vendin tonë kanë vështirësuar jetesën në çadra verore të banorëve të cilët mbetën të pastrehë pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Familja me 8 anëtarë e Alfred Gjokës në zonën malore të Fanin në Mirditë kërkon një kontejner për të kaluar ditët e acarta të dimrit.

“Apeli im është që kush të ketë mundësi të më sjellin një kontejner sepse dimri këtu është shumë i vështirë dhe nuk mund të kalojë kështu. Duhet një zgjidhje për të kaluar dimrin”, tha kryefamiljari.

“Kush të ketë mundësi të vendos dorën në zemër për fëmijët e mi, pasi kushtet këtu janë shumë të vështira”, tha kryefamiljarja.

Vështirësitë e kësaj familje i tregojnë dhe fqinjët të cilët i kërkojnë institucioneve shtetërore që të gjejnë zgjidhje.

“Kushtet janë të këqija, këta nuk kanë ku të qëndrojnë në këto kushte. Shtëpia i është dëmtuar dy herë, i ka fëmijët e vegjël dhe nuk mund të rrinë kështu”, tha një nga fqinjët.

Në situatë të ngjashme janë disa familje në zonën e Mirditës, të cilët vijojnë të qëndrojnë në çadra dhe ende nuk dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Merr flakë makina në Lezhë, ja çfarë dyshohet

Një automjet është përfshirë nga flakët në shatin Shullaz. Shkak dyshohet se është bërë një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve.  Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U trafikuan nga Kosova drejt Shqipërisë 12 pistoleta dhe municion luftarak , arrestohet 27-vjeçari (VIDEO)

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Barriera”, duke arrestuar një…

LEXO ME SHUME