Categories Lajme

Jetesë në çadër verore në Fanin e acartë të Mirditës, familja me 8 anëtarë kërkon një kontejner

Temperaturat e ulëta që kanë përshirë vendin tonë kanë vështirësuar jetesën në çadra verore të banorëve të cilët mbetën të pastrehë pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Familja me 8 anëtarë e Alfred Gjokës në zonën malore të Fanin në Mirditë kërkon një kontejner për të kaluar ditët e acarta të dimrit.

“Apeli im është që kush të ketë mundësi të më sjellin një kontejner sepse dimri këtu është shumë i vështirë dhe nuk mund të kalojë kështu. Duhet një zgjidhje për të kaluar dimrin”, tha kryefamiljari.

“Kush të ketë mundësi të vendos dorën në zemër për fëmijët e mi, pasi kushtet këtu janë shumë të vështira”, tha kryefamiljarja.

Vështirësitë e kësaj familje i tregojnë dhe fqinjët të cilët i kërkojnë institucioneve shtetërore që të gjejnë zgjidhje.

“Kushtet janë të këqija, këta nuk kanë ku të qëndrojnë në këto kushte. Shtëpia i është dëmtuar dy herë, i ka fëmijët e vegjël dhe nuk mund të rrinë kështu”, tha një nga fqinjët.

Në situatë të ngjashme janë disa familje në zonën e Mirditës, të cilët vijojnë të qëndrojnë në çadra dhe ende nuk dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME