Categories Lajme

Jetonte në makinë, studentët bëjnë gjestin prekës për ish-mësuesin e tyre

Një grup studentësh mblodhën 27 mijë dollarë për ish-mësuesin e tyre të moshuar pasi zbuluan se jetonte në makinën e tij. 77-vjeçari Jose Villaruel ka jetuar në Los Anxhelos për shtatë vitet e fundit për të siguruar të ardhura për familjen e tij në Meksikë.

Por kriza e pandemisë e la atë mes varfërisë dhe për pasojë u detyrua të qëndronte në makinë. Jose thotë se përdor elektronikën e Ford-it për të karikuar laptopin e tij. Kur ish studenti Steve Neva pa se mësuesi i tij i dashur po kalonte një kohë të vështirë u zotua ta ndihmonte.

Ai nisi të mblidhte fonde, por kërkesa për bamirësi tërhoqi vëmendjen e ish studentëve të Jose-s, të cilët grumbulluan gjithsej 27.000 dollarë. Steven i paraqiti një çek për shumën Jose më parë këtë javë, në ditëlindjen e tij të 77-të. Steven tha se shpreson që përvoja e tij t’i inkurajojë të tjerët për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Si çdo ditë kur dola për në punë rreth orës 5 të mëngjesit, e pashë kur kalova pranë bagazhit të tij, dhe thjesht ndjeva nevojën për të bërë diçka për të.”, tha Steven. “Ne nuk i vlerësojmë mjaftueshëm këta mësues. Dhe kjo është diçka që duhet të bëjmë.”, shtoi ai. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME