Categories Lajme

Joe Biden fiton Karolinën e Jugut

Joe Biden është rifutur fuqishëm në garën për nominimin si kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden ka triumfuar në garën e katërt për zgjedhjet nominuese presidenciale.

Kandidati demokrat mori të shtunën mbi 48 për qind të votave në shtetin e Karolinës e Jugut, duke u ngjitur në vend të dytë dhe duke rritur shanset për të qenë ai pretendenti përballë presidentit Donald Trump.

Mbështetja më e madhe erdhi nga votuesit afroamerikanë, që është komuniteti vendimtar në shtetin perëndimor të Amerikës.

“Ne mund të besojmë sërish, pasi jemi më të mirë se ky presidenti që kemi. Ishin ju që çuat në presidencë Bill Klintonin dhe Barak Obamës dhe tani motivi i fushatës tonë është të mundim Donald Trump-in,” theksoi kandidati 77-vjeçar.

Kryesuesi aktual i primareve, Bernie Sanders, mori më pak se gjysmën e votave të Biden, apo mbi 19 për qind, ndërsa ndjekësi i tij, Tom Steyer me 11 për qind njoftoi tërheqjen finale nga gara për nominim.

Rivalët e tjerë, ish-kryebashkiaku Pete Buttigieg, i treti në listën e kandidatëve demokratë për presidentë dhe senatorja Elizabeth Warren, aktualisht e katërta, secili morën më pak se 9 për qind të votave.

Tashmë gara më e rëndësishme zhvendoset të martën kur votohet njëkohësisht në 14 shtete dhe ku përcaktohet ndarja e rreth një të tretës së delegatëve në këtë fazë primare, mes tyre edhe shtetet më të populluara, si Kalifornia dhe Teksasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME