Categories Showbiz

Jonida Maliqi fiton Festivalin e 57-të të Këngës

Jonida Maliqi shpallet fituese e Festivalit të 57-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, duke përfaqësuar kështu Shqipërinë në “Eurovizion”. Pas saj janë renditur këngëtarët Lidia Lufi dhe Eranda Libohova, duke marrë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë. Një renditje kjo, e parashikuar që pas prezantimit të parë të këngëve (siç ndodh përvit).

Në këtë konkurrim të konceptuar ndryshe nga vitet e shkuara, duke i prezantuar së pari këngët në natën e parë e më pas duke i rishfaqur ato me ndryshime në performancë e klipe gjatë natës së dytë, 22 këngët patën mundësinë të vijnë ndryshe, ndërsa në natën e tretë, secili prej këngëtarëve u prezantua pa ndihmën e “të tretëve”, pjesën pra që i dha peshën spektaklit të natës së dytë.

Me drejtimin e aktorit Viktor Zhusti dhe aktores së re me origjinë shqiptare që ka lindur e jeton në Kanada, Ana Golja, festivali nuk ngjante me atë të një viti më parë kur Krasta, veçmas këngëve, krijonte edhe spektaklin e tij. Në këtë garë të vitit të 57-të, konkurruan 22 këngë, 14 prej të cilave ishin finaliste.

Juria qendrore zgjodhi këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”, pikërisht nga këto 14 këngë, ndërsa juria e gazetarëve dhe ajo e të rinjve, e zgjodhi çmimin e saj nga të 22 këngët. Veç emrave që jemi mësuar të shohim shpesh në Festivalin e dhjetorit, këtë herë u prezantuan edhe këngëtarë që e kanë nisur karrierën pikërisht nga aty, por që prej vitesh i kishin munguar.

E tillë ishte edhe pjesëmarrja e Jonida Maliqit, që për herën e fundit e ka shkelur atë skenë si prezantuese. Të tjerë emra të rëndësishëm të kësaj gare ishin: Eranda Libohova, Bojken Lako, “Alar Band”, Lidia Lu, Kujtim Prodani, Gjergj Leka, Dilan Reka, Mirud, Elton Deda, Elona Islamaj, Klodiana Vata, Klint Çollaku, Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti, Kelly, Bruno Pollogati, Marko Strazimiri dhe Imbro, Lorela Sejdini, Eliza Hoxha, Eranda Libohova, Aurel Thëllimi, Orgesa Zaimi. Ajo çka ishte për t’u veçuar këtë vit, ishte gjithashtu përpjekja e kompozitorëve dhe autorëve të teksteve që të përcillnin mesazhe të rëndësishme përmes krijimeve të tyre.

/Panorma

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME