Categories Lajme

Ju ka skaduar afati i kolaudimit të mjetit? DPSHTRR njoftim të rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor iu bën apel të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë vendit, të kenë kujdes sa i takon vlefshmërisë së dokumenteve të tyre si drejtues mjetesh dhe të lejes së qarkullimit.

Drejtoria e Transportit Rrugor bën me dije se duke marrë shkas nga disa probleme të konstatuara në disa pika doganore të huaja, nëse jeni me Certifikatë Kontrolli Teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe jeni në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar (nga 1 vit në 2 vjet për autoveturat e përdorimit vetjak), duhet të kaloni pranë Qendrave të Kontrollit Teknik në çdo drejtori rajonale të DPSHTRR të pajiseni me vulën me afatin e zgjatur në lejen e qarkullimit të mjetit. “Ky veprim nuk sjell asnjë tarifë shtesë”, thekson DPSHTRR.

NJOFTIMI NGA DPSHTRR Për drejtuesit e mjeteve që mund të udhëtojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë shkas nga disa probleme të konstatuara në disa pika doganore të huaja, nëse jeni me Certifikatë Kontrolli Teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe jeni në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar (nga 1 vit në 2 vjet për autoveturat e përdorimit vetjak), DUHET të kaloni pranë Qendrave të Kontrollit Teknik në çdo drejtori rajonale të DPSHTRR të pajiseni me vulën me afatin e zgjatur në lejen e qarkullimit të mjetit!  Ky veprim nuk sjell asnjë tarifë shtesë! DPSHTRR ju këshillon të shikoni me kujdes vlefshmërinë e dokumenteve të drejtuesit të mjetit dhe të qarkullimit të mjetit, para çdo udhëtimi jashtë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME