Categories Showbiz

‘Ju kërkoj falje’, flet Tea: Ja si është e gjithë e vërteta, Olsa dhe Andi e dinin

Tea ka folur më në fund për historinë që ka bërë namin këto ditë, përmes një videoje të publikuar në Youtube ku fillimisht kërkon falje. Ish-konkurrentja e “Përputhen” tregon se lidhja me Beartin ka nisur pas daljes së tij nga emisioni. Ajo shprehet se Andi dhe një pjesë e produksionit e dinin lidhjen e saj.  Sa për fotot, Tea tregon se i ka publikuar vetë ajo me Beartin.

“Historia ime me Beartin ka nisur gjatë atij takimi në “Përputhen” , ku na është ngjallur një interes për njëri-tjetrin i pashpjegueshëm. Nuk ia kishim idenë çfarë do ndodhte pas kësaj. Kemi filluar të komunikojmë pasi ai është larguar nga emisioni dhe jemi takuar vetëm një herë.

Nga mesi nëntorit vendosa të marr një udhëtim për në Kosovë. Produksioni ka qenë në dijeni për udhëtimin dhe komunikimin tim. Olsa ka qenë në dijeni, Arjani jo. Edhe për vazhdimësinë e njohjes sonë. Kam treguar që kisha komunikim me Beartin dhe që kishim një lidhje.

Pas kësaj nuk dija si të veproja. Ndjeja një përgjegjësi morale. Andi gjithashtu ka qenë në dijeni, por nuk dinte ç’të bënte. Sepse për njerëzit që ishin larguar nga emisioni ishte përmendur gjyqi, gjoba dhe kjo na bëri që të mos kishim kurajo të merrnim vendime. Kaluan ditët, javët dhe ne prisnim të na largonin nga emisioni. Dilnim në takime ku nuk dinim çfarë të flisnim me njëri-tjetrin. Duke qenë se një pjesë e produksionit e dinin për lidhjen time, prisnim të na largonin. Nuk dinim si të vepronim. Harruam që po gënjenim një popull të tërë.

Në fund të janarit vendosëm t’i jepnim fund edhe pse na sugjeruan të vazhdonim. Por unë ndihesha si e burgosur. Doja të isha e sinqertë me publikun. I publikuam ne fotot me Beartin. Pavarësisht ofendimeve, kërcënimeve, ndihem e lumtur që më në fund do e jetojmë jetën tonë siç duam ne”, u shpreh Tea.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME