Presidenti Ilir Meta ka dalë pak momente më parë në një konferencë për mediat ku i ka kërkuar ndjesë qytetarëve lidhur me disa mesazhe që u publikuan. Sipas tij një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emrin e tij qytetarëve.
I kërkoj ndjesë qytetarëve, një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emër të presidentit të Republikës gjatë ditës së djeshme. Këto janë konfirmuar nga disa personalitete publike. Shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore të hetimit.
