Categories Showbiz

Ju kujtohet Xheisoni? “Taramelja u bë karamelja”, ja çfarë ndryshimi i madh ka ndodhur me të (Video)

Të gjithë e mbajnë mend Xheisonin. Vogëlushi nga Mushqetaja e Tiranës ishte një nga personazhet më të dashura të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan 2”.

Ai mbahet mend për batutat e tij origjinale, por mbi të gjitha për faktin që në vend të shkronjës “K” thoshte shkronjën “T”. Por çfarë ka ndodhur gjithë kësaj kohe me Xheisonin? Ai është rritur dhe vazhdon shkollën në Tiranë. Por mbi të gjitha, “taramelja” është bërë tani karamelja.

Xheisoni tashmë e thotë pa probleme shkronjën “K”. Prandaj ai ishte në këtë sezon të tretë të “Në Kurthin e Piter Pan” për t’i dorëzuar Alketa Vejsiut shkronjën “T”.

Alketa Vejsiu: Pati shumë kritizerë në web. Unë jam shumë e hapur bashkë me stafin, që t’i dëgjojmë të gjitha, por në fund të kësaj historie mbetet mesazhi i familjes së Xheisonit në ditët e tërmetit, kur shtëpia e Xhejsonit pësoi dëmtime të mëdha si shumë shtëpi sepse ishte në gjendje ku duhej të ndërhyrje. Jemi shumë të kënaqur që Xheisoni sëbashku me motrën është zhvendosur në Tiranë. Ai ka filluar shkollën këtu në kryeqytet dhe ata që ishin të shqetësuar për “T” e tij dhe na kritikuan dhe na thanë që po bënim show, dua t’u them me keqardhje që nuk e çuam tek logopedisti, thjesht pritëm që ai të rritej. “T”-ja ka ikur dhe ai nuk e thotë më. Kështu që Taramelja është bërë karamele. Ishte proces i rritjes. Është bërë çun i madh tani dhe Xhejsoni nuk e thotë më “T”. Jam shumë e mërzitur sepse ishte lezeti dhe kripa. Xheisoni: Unë e solla “T” të ta dorëzoj ty sepse nuk flas më me T flas me K.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME