Categories Kuriozitete

Ju që keni fobi fluturimet, ç’duhet të bëni nëse përballeni me gjendje ankthi në aeroplan

Për disa njerëz, fluturimet s’janë fare problem, por s’mund të themi të njëjtën gjë për pjesën tjetër

Ka njerëz të cilët përjetojnë gjendje ankthi sa herë i duhet të udhëtojnë me aeroplan. Mendimet e këqija, frika, etj, bëjnë që shpesh gjatë fluturimit të përballeni me atakë paniku.

Ç’mund të bësh në ato momente kur e di me siguri që nuk ke nga t’ia mbathësh?

  1. Fokusohuni tek ushtrimi i frymëmarrjes

Njerëzit që kalojnë gjendje ankthi zakonisht nuk marrin frymë thellë direkt nga diafragma, gjë që sjell probleme me frymëmarrjen dhe rrit nivelin e ankthit. Ekspertët rekomandojnë të merrni frymë me hundë për 4-5 sekonda dhe ta nxirrni përmes gojës për 6 sekonda të tjera. Gjatë kësaj kohe vendoseni dorën në stomak për ta ndjerë frymën tuaj. Përsëriteni disa herë.

  1. Përdorni ujë të ftohtë

Në situata paniku përdorni ujin e ftohtë “për të shokuar sistemin nervor”. Do t’ju ngadalësohen rrahjet e shpeshta të zemrës dhe do të ndiheni më të relaksuar fizikisht. Kërkojini dikujt ujë të ftohtë, mbajeni shishen në duar dhe herë pas here vendoseni në qafën tuaj për t’u qetësuar, shkruan Huffington Post.

  1. Fokusoje vëmendjen tek gjërat përreth

Mos e mbani mendjen tek frika dhe tek mendimet që s’po ju bëjnë të ndiheni mirë. Fokusohuni tek frymëmarrja juaj, tek stjuardesa, tek njerëzit përreth apo tek personi që keni në krahë. Do t’ju ndihmojë të shpërqendroheni, citon Anabel.

  1. Pyesni një mjek për ilaçet e mundshme

Atakët e panikut janë të paparashikueshme, por nëse këto episode ndodhin shpesh e mira është të konsultoheni me një mjek. Shumë njerëz e kanë të pamundur të shmangin fluturimet, prandaj duhet të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur këtë. Me recetën e doktorit mund të merrni ilaçe për ankthin ose thjesht ta mbani në duar për çdo rast të papritur.

  1. Kapuni pas diçkaje që ju relakson

Para udhëtimit mendoni pak për gjëra që do t’ju bënin të ndiheshit mirë nëse papritur do të përjetonit një atak paniku. Mos harroni kufjet, një film, apo librin e preferuar. Pastaj fillo mendo për qejfin dhe gjërat e bukura që do të ndodhin menjëherë sapo të zbresësh nga ai aeroplan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME