Categories Lajme

“Ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë”/ Basha-Ramës: Nona dhe baba e së keqes

Në replikë me kryeministrin Rama, i cili e mbylli fjalën e tij duke iu drejtuar opozitës se ata nuk drejtojnë dot veten e tyre e jo më vendin, Basha u shpreh se sot opozita është në garë me llumin e tranzicionit. Basha tha se beteja e tyre nuk është as e brendshme në PD, e as me socialistët e ndershëm.

“ Nëse përsëritja e fakteve, është keq, po dalja e të përsëriturit e atyre që them unë nga ty, është nëna dhe baba e së keqes, shikoni pak të nderuar qytetarë se ku e zhvendos Rama situatën në një kacafytje personale, si në ditët e pandemisë, që kur hapnim frigoriferin na dilte ky, ai ka frikë nga e vërteta, kështu e sheh politikën Rama.

Ai sheh çfarë humb ose fiton politikani, jo qytetari, e ka katandisur politikën si Lukashenko.

Ndaj kjo nuk është një garë, as e brendshme e PD as me socialistët e ndershëm e të thjeshtë. jo është një garë mes dashurisë për vendin dhe fatin e zi ku i ka katandisur kjo qeveri. Pengut apo pengmarrësit të atij që është kukulla e i përdor ata si kukulla.  Është beteja mes llumit të tranzicionit shqiptar, e një shpresë të re që po lind se Shqipëria mund e do të jetë ndryshe, e një ëndrre që kishim në 1992, kur paraardhësit e tyre, i detyruam të hiqnin dorë nga monopoli i dhunës.  Varfëri-terror-pr opagandë ky është trinomi i këtij që mban peng qeverisjen e vendit përmes.

120 mln nga 230 mln euro ka disbursuar, ku janë të tjerat. Pse nuk hapen shkollat pse shtyhen? Se nuk ka shkolla. Ku është shkolla Naim Frashëri në Durrës, do ndërtohet me tej se do grabitet trualli për të ndërtuar kulla, të Ard Celave, e Dakos para korrupsioni, para dr oge.  Thatësira thotë, 10 mln tenderi i fundit. Me çfarë e shuan këtë thatësirë, ku shkojnë këto 10 mln euro më shumë se çmimi i tregut, sa prej tyre për të shpërblyer patronazhistët? “ u shpreh Basha. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME