Categories Lajme

Jugu drejt boshatisjes, ulet numri i banorëve të Novoselës: Profesionistët drejt shteteve të BE-së

Veç veriut po boshatiset dhe jugu i vendit. Emigracioni ka prekur dhe Novoselën e Vlorës. 12 fshatra të njësisë administrative po shkretohen. Rreth 15% e popullsisë është larguar vitet e fundit dhe e keqja nuk përfundon këtu. Të larguarit janë profesionistë në sektorë të ndryshëm. “10-15 % e banorëve të larguar. Më tepër ikin specialistët, muratorët, elekstriçistët, hidraulikët, në drejtim të Gjermanisë shumica”, shprehet Kanan Shakaj, kreu i njësisë administrative Novoselë.

Me ikjen e profesionistëve në fshatrat e Novoselës po vërehet dhe një rënie ekonomike. “Ka një gjë të keqe, këta që ikin janë të tërë që kanë përfituar tokë nga ligji 7501 dhe e lënë djerrë”, thekson Shakaj. Kjo plagë sociale ka ndikuar dhe në arsim. Dy shkolla 9-vjeçare në njësinë administrative Novoselë janë mbyllur, kurse në atë të mesme nga 400 nxënës që numëroheshin në 2018 këtë vit kanë mbetur vetëm 107./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME