Categories Lajme

“Ka fshehur revokimin e vizës nga SHBA”, Komisioneri i Pavarur i Kualifikimit zbulon problemet tek deklarimet e Fatmira Hajdarit

Fatmira Hajdari, po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës në KPK, është bërë publik një fakt që Hajdarit i është revokuar viza për në SHBA në vitin 2017. Hetimi për vizës është bërë në mënyrë të pavarur nga KPK dhe rezulton se Hajdarit i është refuzuar viza, por ajo nuk e kishte deklaruar. Në seancë asaj i është kërkuar që të japë shpjegime, por është shprehur se nuk ka pasur dijeni për këtë fakt.

Por më pas është shprehur se autoritetet e ambasadës i janë shprehur se revokimi i vizës është bërë për shkak se gjyqtarja ishte në veting. Hajdari nga ana e saj ka thënë se nuk ka pasur refuzim vize dhe sipas saj i është kërkuar me telefon që të paraqitet në ambasadë, dhe kur është paraqitur dhe i kanë mbajtur pasaportën dhe i kanë revokuar vizën. Për këtë çështje avokati i Fatmira Hajdarit, Maks Haxhia u shpreh: Në formular thuhet tregoni nëse ju kanë refuzuar vizën dhe jo revokuar. Kjo nuk do të thotë që integriteti dhe figura është e cënuar, pasi revokimi është në varësi të vendimit që do merret nga KPK.

Edhe sot e kësaj dite ne nuk dimë datën e saktë se kur u revokua viza, sot do i bëjmë kërkesë ambasadës. Por edhe sikur të kishte dijeni , janë dy koncepte të ndryshme, revokimi dhe refuzimi. Ne do kërkojmë riçelje të hetimit edhe për komponentin e tretë, atë të aftësive profesionale. Kemi një mbrojtje prej mëse 40 faqesh për dy kriteret.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME