Categories Lajme

“Ka rënë nga 150 metra lartësi”, thirrja dëshpëruese e punonjësit pranë efetivit të RENEAS-s për helikopterin: Po na v.des në duar!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dukagjin, ku efektivi i forcave RENEA Bledar Beluli ka rënë në greminë nga një lartësi e konsiderueshme, dhe është e vështirë nxjerrja e tij për shkak të terrenit. Burime bëjnë me dije se ai ka dëmtuar të dyja këmbët, dhe siç shihet në pamjet e mëposhtme, kanë qenë banorë të zonës ata që kanë arritur më parë pranë tij, dhe kanë ndezur dhe një zjarr, për shkak se në zonë temperaturat janë shumë të ulëta. Ndërkohë një punonjës i Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura, Pëllumb Guri, i cili ndodhet pranë efektivit, ka bërë thirrje urgjente nëpërmjet Fax News, për mbërritjen sa më parë të helikopterit, pasi gjendja shëndetësore e efektivit është shumë e rëndë.

“Po na vdes në duar. Kemi marrë një barrel. Janë banorët e zonës, unë dhe ska asnjë person tjetër. Po presim helikopterin sa më shpejt. Ka rënë rreth 150 metra lartësi. Është hapësirë shumë e ngushtë dhe ne kemi zbritur me litar.”- u shpreh për Fax News Pëllumb Guri. Forcat e policisë dhe RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes, dhe pritet ndërhyrja nga ajri për shpëtimin e tij. Beluli ka ngecur në malin e Zorgjit, e cila është një zonë shumë e rrezikshme dhe e thepisur. Sipas burimeve Beluli ka qenë si vizitor në këtë zonë, dhe jo me mision policor. Pritet njoftimi zyrtar i policisë për rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarje, ndërsa prioritet mbetet nxjerrja e efektivit nga gremina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME