Categories Lajme

Kadilli thirrje demokratëve: Mos i’u bindni Lulzim Bashës

Edhe Fatbardh Kadilli do shpalli kandidaturën për garën për kryetar të PD sa herë që të ketë një garë të tillë. Ndërsa sot, Kadilli në emër të nismës “Iniciativa Demokratike-iDE”, hedh akuza pse Basha dhe opozita e tij nuk e kundërshtuan në asnjë moment borxhin 800 milionë euro që mori qeveria. “Gati 800 milionë euro borxh miratoi Kuvendi dhe PD nuk e kundërshtoi, nuk votoi kundër, abstenoi. Me këto veprime, PD po abstenon nga të qenit opozitë. Ajo sot është opozita që mungon, një forcë politike që bën zhurmë dhe teatër, që jeton duke i thurur recitime “të ashpra” Ramës, ndërsa Rama gllabëron pasuritë dhe paratë e Shqiptarëve. 800 milionë eurot do abuzohen nga qeverisja e kalbur e Edi Ramës, do vidhen në tendera, koncesione abuzive, në para që shpërndahen nga qeveria në pak duar. Ramës nuk i mjaftojnë paratë e buxhetit të sotëm, por kërkon të vjedhë edhe paratë e të ardhmes, paratë e fëmijëve tanë duke marrë borxh”, shkruan Kadilli.

Po ashtu Kadilli thotë se Iniciativa Demokratike-IDE i bën thirrje deputetëve demokratë që nuk duan të jenë pjesë e teatrit që nuk duan të jenë lolo të mos i binden Bashës. “Mos ju bindni udhëheqësve të partisë që i kanë braktisur qytetarët. Votoni kundër projekteve të kësaj qeverie! Kundërshtoni me çdo mjet këtë qeveri! Mos u bëni pjesë e komedisë së batutave dhe lojrave me fjalë! Mos bëni gjoja! Shpëtoni dinjitetin tuaj dhe jepuni shpresë qytetarëve që opozita nuk ka vdekur e gjitha!. Që jo të gjithë janë të shitur tek Edi Rama. Që ende ka njerëz të ndershëm në politikë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME