Categories Lajme

Kafja e derdhur detyron avionin të devijojë fluturimin

Një avion me 337 pasagjerë në bord është detyruar të ndryshojë drejtimin pasi piloti derdhi kafenë në panelin e kontrollit. Airbus A330-243 i cili po fluturonte nga Frankfurt, Gjermani, për në Cancun të Meksikës, u ul në Shannon të Irlandës.

Kjo sepse panelet e kontrollit audio të pilotëve (ACP) filluan të shkriheshin dhe në kabinë doli tym. Pilotët përdorën maska oksigjeni për të vazhduar udhëtimin. Për fat të mirë nga incidenti nuk pati të lënduar.

Air Accidents Investigation Branch (AAIB) nuk zbuloi kompaninë ajrore ku ndodhi incidenti gjatë fluturimit më 6 shkurt 2019. Megjithatë organizata e pavarur jofitimprurëse Flight Safety Foundation tha se kompania ishte Condor Airlines. Avioni u operua nga Thomas Cook Airlines.

AAIB thotë se piloti kryesor po monitoronte bashkëpilotin mbi Oqeanin Atlantik kur ju shërbye kafja. Kafetë ju dhanë me gota pa kapak, gjë që AAIB thotë se ishte normale për kompaninë që drejtonte fluturimin.

Piloti kryesor e vendosi kafenë në tryezën e tij, por gota u rrëzua. Shumica e kafes ra në prehrin e tij dhe një sasi e vogël u derdh në panelin e kontrollit, duke filluar shkrirjen e butonave.

Kjo çoi në prishjen e paneleve të kontrollit dhe vështirësi në komunikim. Më pas u mor vendimi për të devijuar në Shannon dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME