Categories Lajme

Pajisje për të përgjuar celularin e Donald Trump? Netanyahu: Fake News , nuk spiunojmë Shtetet e Bashkuara

Ndërsa po nisej për në Soçi, për të takuar presidentin rus Putin, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mohoi kategorikisht se ka spiunuar celularin e Donald Trump.

“Ne kemi një linjë direktive, nuk spiunojmë Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka asnjë përjashtim. E gjitha kjo është një Fake News”

Sipas një investigimi kryer nga ‘Politico’, janë gjetur aparate që mund të përgjonin telefonatat e vetë presidentit amerikan, i cili ka një celular privat dhe shpesh nuk respekton protokollet e sigurisë.

Administrata Trump ende nuk ka protestuar kundër qeverisë izraelite dhe kjo e fundit nuk ka pasur pasoja të këtij veprimi.

Përkundrazi: “Unë nuk mendoj se izraelitët na kanë spiunuar. Do të ishte e vështirë të besohej. Gjithçka është e mundur, por unë nuk e besoj”, tha presidenti Donald Trump.

Sipas “Politico”, Shërbimi sekret izraelit ishte ndoshta përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të përgjimit të gjetura pranë Shtëpisë së Bardhë dhe në disa vende të tjera të rëndësishme në Washington DC.

Pajisjet e përgjimit, “me gjasë kishin për qëllim të spiunonin Presidentin Donald Trump”, shkruante “Politico”.

Disa ish-zyrtarë të lartë amerikanë të Sigurisë Kombëtare  thanë se

‘nga analiza që u është bërë pajisjeve nga Byroja Federale e Hetimit dhe agjencitë e tjera amerikane, ka rezultuar që ato janë të vendosur nga agjentë izraelitë”.

Lajmi i rëndë vjen në një kohë kur në Izrael do të zhvillohen në 17 shtator zgjedhjet e përgjithshme, fushata elektorale e të cilave është karakterizuar nga tensionet në Jordani në lidhje me një projekt aneksimi të kryeministrit izraelit.

Para pak ditësh sirenat e një sulmi të mundshëm me raketa e detyruan Benjamin Netanyahu, të ndërpresë fjalimin që po mbante para mbështetësve të partisë së tij Likud.

Dyshohet se dy raketat palestineze, që u interceptuan dhe asgjesuan nga sistemi i mbrojtjes anti-raketë Iron Dome, ishin një lloj paralajmërimi për Netanyahu-n, i cili, vetëm pak ditë më parë, në një takim në Ramat Gan, afër Tel Aviv-it,  i premtoi votuesve të tij aneksimin e Luginës së lumit Jordan, duke shtrirë sovranitetin e Izraelit mbi vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME