Categories Lajme

Gjykata liroi ‘bossët’ të autobuzëve urbanë/ Prokuroria apelon vendimin, kërkon kthimin në qeli të biznesmenëve

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjyqtarit Altin Abdiu për lirimin e biznesmenëve Fatos Vrapi, Fatos Ibrahimi dhe djalit të këtij të fundit Anastas Ibrahimi. Për këtë tre persona gjykata e Tiranës ka vendosur lënien në “Arrest shtëpie”, por prokuroria e Tiranës nuk është pajtuar me këtë situatë, duke apeluar vendimin dhe kërkuar që tre personat e mësipërm të mbyllen në burg.

Pritet që në ditët në vijim të zhvillohet në apel séance për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre biznesmenëve. Kujtojmë që Fatos Vrapi është pronari i kompanisë së autobuzave urbanë të “Tiranës së re” ndërsa Ferdinand Ibrahimi është pronari i linjës së autobuzave të “Unazës”. Ndryshe nga sa ka vendosur gjyqtari Altin Abdiu, në shkallën e parë prokurori i çështjes Gentian Abazaj ka kërkuar për pronarët e kompanive, puntorët dhe gratë e arrestuara masën e “arrestit në burg” dhe “arrest shtëpie” për femrat. Gjatë seancës që ka zgjatur disa orë, Ferdinand Ibrahimi është mbrojtur në gjykatë duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me biletat falso. Por prokuroria e ka kundërshtuar duke thënë se djalit të tij i janë kapur 105 mijë bileta falso dhe kjo ishte vërtetuar. Por biznesmeni Ferdinand Ibrahimi sërisht është mbrojtur duke pohuar se djali i tij, Anastasi, nuk kishte dijeni për biletat, pasi sipas Ferdinandit ai ishte me një shoqen e tij braziliane 19 vjeçe, kur ka shkuar policia në shtëpi.

Por gjatë përgjimit të bisedave telefonike të Ferdinand Ibrahimit, është mësuar se ai komunikonte me djalin e tij, Anastas Ibrahimi, në lidhje me disa dokumenta që donin t’i digjnin (zhduknin), pasi policia kishte shkuar në banesë dhe kërkonte që Ferdinand Ibrahimi të paraqitej në polici. Pas kësaj, është krijuar dyshimi se ato dokumenta mund të ishin bileta autobuzi dhe Anastas Ibrahimi i kishte futur në automjetin tip “Maserati”, me targa AA 006 TB, i cili ndodhej përballë banesës së Ferdinand Ibrahimit. Duke qënë se Anastas Ibrahimi, ka tentuar që të largohej me automjetin e mësipërm, duke dyshuar se ai donte të fshihte provat materiale, është bërë kapja e këtij personi dhe është kryer kontrolli i automjetit, ku u konstatuan një sasi e konsiderueshme blloqesh biletash urbani, të dyshuara të falsifikuara, të cilat ndodheshin në një valixhe ngjyre blu.

Arrest me burg
Aldi Duka, menaxher i Alba Trans.
Lulëzim Allaraj menaxher në “Tirana Urban Trans”

Arrest shtëpie
Ferdinand Ibrahimi
Anastas Ibrahimi
Klodiana Qato
Fatos Vrapi

Detyrim paraqitje
Albana Vrapi
Evisa Vora

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME