Një mi-dre, i cili ka qenë i pakapshëm dhe është menduar që ka humbur për gati 30 vjet, është kapur nga kamera në Vietnam. Kjo i ka nxitur studiuesit të kërkojnë veprime të menjëhershme të ruajtjes, për të siguruar mbijetesën e kësaj krijese.
Këta janë gjitarët më të vegjël të planetit, janë të vetmuara gjatë gjithë kohës pothuajse, dhe duket sikur ecin në majet e thonjëve të tyre. Peshojnë më pak se 4kg, dhe ekzistojnë rreth 10 lloje të tyre në botë, shumica e të cilëve janë nga Azia.
‘’Për kaq kohë, kjo specie ka ekzistuar vetëm si pjesë e imagjinatës tonë. Fakti se kjo ndodhet me të vërtetë atje, është hapi i parë për të siguruar që të mos e humbim përsëri, dhe ne po përpiqemi në maksimum që ta kuptojnë të gjithë se është më mirë ta mbroni atë’’, tha një shkencëtar, dhe udhëheqës i ekipit të ekspeditës.
Kamerat u vendosën pasi ekipi foli me banorët përreth pyjeve, të cilët thanë se kishin parë një kafshë që përputhej me përshkrimin e dhënë. Këto kamera bënë 275 fotografi të specieve, kështu që ekipi u kthye dhe vendosi edhe 29 kamera shtesë. Këtë herë ata kapën 1881 foto të kafshëve brenda 5 muajsh. Kjo gjetje ka ringjallur thirrjet për përpjekje të ruajtjes të specieve e cila ka mbijetuar pavarësisht nga gjuetia.
