Categories Lajme

Kalendari tatimor/ Afatet për deklarimin dhe pagesën e detyrimeve për biznesin

Administrata tatimore publikoi kalendarin e deklarimit dhe pagimit të detyrimeve tatimore për biznesin duke i sjellë në vëmendje të gjithë tatimpaguesve afatet kohore.

Deklarimi vjetor i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas DPT-së duhet të kryhet jo më vonë se data 31 mars e vitit që pason periudhën tatimore. Për sa i përket pagimit, sipas DPT në rastet e pagimit me këst 3-mujor duhet të kryhet jo më vonë se data 30 e muajit të fundit të 3-mujorit (30 mars, 30 qershor, 30 shtator, 30 dhjetor); ose këst mujor jo më vonë se data 15 e çdo muaji.

Deklarimi vjetor i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin kryhet jo më vonë se data 10 shkurt e vitit që pason periudhën tatimore. Këstet 3-mujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, të biznesit të vogël, paguhen brenda datës 20 prill, për muajt: janar, shkurt e mars; brenda datës 20 korrik, për muajt: prill, maj e qershor; brenda datës 20 tetor, për muajt: korrik, gusht e shtator; dhe brenda datës 20 dhjetor, për muajt: tetor, nëntor dhe dhjetor.

Deklarimi mujor i tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (TAP), duhet të kryhet jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

Ndërsa pagesa duhet të kryhet jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

Deklarimi mujor i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore kryhet jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

Ndërsa tatimpaguesit duhet të kryejnë pagesën jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

Deklarimi dhe pagesa e tatimit në burim bëhet jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.
Deklarimi dhe pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) kryhet jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës.

Deklarimi dhe pagesa e tatimit mbi lojërat e fatit kryhet jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës. Ndërsa deklarimi dhe pagesa e taksave dhe tarifave kombëtare bëhet jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës./a.gjonaj/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME