Categories Lajme

Kalifornia nën “pushtetin” e zjarreve, evakuime masive

Kalifornia ditët e fundit ndodhet nën pushtetin e flakëve. Deri më tani flakët e zjarrit kanë shkatërruar 175 struktura, përfshi shtëpi dhe po rrezikojnë 50 mijë të tjera, tha zoti Daniel Berlant me Departamentin e Pyjeve dhe Mbrojtes nga Zjarret në Kaliforni. Në tërësi, 33 banorë dhe zjarrfikës njoftohet se janë lënduar. Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se zjarret janë shkaktuar nga një varg me rreth 11 mijë rrufe që goditën atë vend gjatë ditëve të fundit.

Zjarret më të mëdha janë në pjesën veriore të Kalifornisë, ku flakët kanë përpirë rreth 1 250 kilometra katrorë tokë me shkurre, zona rurale dhe pyje të dendura përreth qytetit San Françisko.

Më shumë se 10 mijë zjarrfikës të Kalifornisë po luftojnë me zjarret. Zyrtarët e lartë të departamenteve të zjarrfikësave thonë se kanë mungesa në njerëz, pajisje dhe burime. Disa zjarrfikës po punonin me turne 72-orëshe në vend të turnit të zakonshëm 24-orësh. Kalifornia ka kërkuar 375 makineri zjarrfikëse dhe ekuipazhe nga shtetet e tjera

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME