Categories Lajme

Kalo jep lajmin e mirë: Përsëri 24 orë pa asnjë të shtruar me Covid-19

Një tjetër lajm i mirë ka ardhur nga mjeku Tritan Kalo, lidhur me situatën e Covid-19 në spitalet e infektivit. Përmes një postimi në Facebook, mjeku i mirënjohur bën me dije se është regjistruar edhe një tjetër 24 orarsh, pa asnjë të shtruar me Covid-19, ndërsa thekson se është herët për të festuar për fitoren.

“Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit,  vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët….

NËSE për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….Miq, kolegë e bashkëkombas, nuk është ende momenti  për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!… Kemi ende udhë për të bërë në tunelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra….

Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë minutë nuk do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë  në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!”, shkruan Kalo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME