Categories Lajme

Kalo: Në Bruksel shkohet i bashkuar, me dinjitet socio-ekonomiko-politik dhe jo si lypsar

Mjeku i njohur Tritan Kalo, në një status në rrjetin social “Facebook” është ndalur te çështja e kufijve, duke kujtuar edhe padrejtësinë që sipas tij i është bërë Shqipërisë në lidhje me këtë çështje.

Kalo shkruan që bashkimi kombëtar do ta bëjë të mundur faktorizimin politik, ekonomik, e social të shqiptarëve në Ballkan e më gjerë. Gjithashtu ai shton se Brukselin nuk e sheh si vendin që do të sjellë bashkim, ndërsa shkruan se sipas tij në Bruksel nuk shkohet si “lypsar” , por të bashkuar me dinjitet socio-ekonomik-politik.

“Unë, Dr. Tritan Kalo, nuk e shoh Brukselin vendin, ku Shqiptarët e ndarë padrejtësisht pas 1913 në Konferencën e Londrës në pesë shtete do të bashkohen, never! Në Bruksel shkohet i Bashkuar e me dinjitet socio-ekonomiko-politik dhe jo si lypsar, duke u lutur që shkaktarët e kësaj “shkërmoqje” në pese shtete dhe të kufizimit të Shqipërisë post-londineze nga vetë trojet shqiptare, të të bëjnë pjesë të Evropës së Bashkuar, në themelet historike të së cilës qëndron qytetërimi ynë, no way!!!……together forever!!!”, shkruan Kalo.

Statusi:

KOHË KOVODIANE….14.01.2021….JEMI të gjithë të mirëpritur në 17 Janar 2021 në PREKAZ-TROJET ARBËRORE…Kuvendi i bijve e bijave të “Krahëve të Shqipes”…..”Është patriotizëm kur dashuria për njerzit e tu vjen e para. Është nacionalizëm kur e para vjen urrejtja ndaj atyre që janë ndryshe nga njerzit e tu.” – shprehet Sharl dë Gol (Charles de Gaulle)….

A e kemi ne SHQIPTARËT detyrimin dhe të drejtën për të kërkuar me patriotizëm e me vendosmëri, rishqyrtimin dhe korigjimin e padrejtësive historike të bëra në kuriz të popullit tonë dhe në kuriz të Trojeve Arbërore???….KEMI me vete të DREJTËN e çdo POPULLI, që të jetojë i bashkuar nën një çati dhe të ketë në duart e tij fatet e veta….

Në ndërkohë kur Vëndet Demokratike të Perëndimit vijojnë përditë e më tepër të flasin e të promovojnë Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut, kur përditë e më tepër flitet për Demokratizimin e Shoqërive kudo në Botë, PËRSE është herezi, folklorizëm dhe arrivizëm, që Shqiptarët të kërkojnë për të mundësuar Bashkimin Kombëtar, në Trojet Arbërore të shpallura të Mëvehtësuara në 28.11.1912…..”Hisen e Diellit falma Zot” – shkruante dikur poeti i mirënjohur Frederik Reshpja….Pikërisht “hisen e mohur të Djellit” do të rikërkojnë Shqiptarët nga e gjithë Bota, edhe në Kuvendin që do mblidhet më 17 Janar 2021 në Prekazin Historik, në vendlindjen dhe vendflijimin e Jasharëve….

Vetëm e vetëm BASHKIMI KOMBËTAR do ta bëjë të mundur FAKTORIZIMIN politik, ekonomik e social të Shqiptarëve në Ballkan dhe më gjërë….Vetëm e vetëm Bashkimi Kombëtar do ta bëjë të mundur MBROTHËSIMIN tonë meritor…. Vetëm e vetëm Bashkimi Kombëtar do ta bëjë të mundur cilësimin e ARSIMIMIT dhe EDUKIMIT të Shoqërisë sonë…..Vetëm e vetëm Bashkimi Kombëtar do ta bëjë të mundur rikthimin në ATIN e MËMËN-DHE të atyre, që me zemër të vrarë morën udhët e theqafjes në emigracion këto dhjetra vitet e fundit….

UNË, Dr. Tritan Kalo, nuku e shoh Brukselin vendin, ku Shqiptarët e ndarë padrejtësisht pas 1913 në Konferencën e Londrës në pesë shtete do të bashkohen, NEVER!!!….Në Bruksel shkohet i Bashkuar e me dinjitet SOCIO-EKONOMIKO-POLITIK dhe jo si LYPSAR, duke u lutur që shkaktarët e kësaj “shkërmoqje” në pese shtete dhe të kufizimit të Shqipërisë post-londineze nga vetë trojet shqiptare, të të bëjnë pjesë të Europës së Bashkuar, në themelet historike të së cilës qëndron qytetërimi ynë, NO ËAY!!!……TOGETHER FOREVER!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME