Categories Lajme

Kaloi Covid/ Flet kryetari i bashkisë së Librazhdit: Qytetarët të ndërgjegjësohen

Me rritjen e numrit të te infektuar nga Covid 19 çdo ditë në rang vendi, e njëjta situatë paraqitet në bashkinë e Librazhdit ku numri i të infektuarve në shumicën e rasteve e kalon numrin dhjetë persona të infektuar në 24 orë.

Kryetari i Bashkise Librazhd Kastriot Gurra ndan për Fax Neës eksperiencen e tij me Covid 19 dhe u bën thirrje të gjithëve të ndërgjegjesohen dhe të mos nënvleresojnë për asnjë moment masat Anti-covid të vendosura nga qeveria si te vetme mundësi për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.

“Për fat të keq kemi shmangur pritjen e njerzëve të cilët pë rnjë arsye apo një tjetër duan të paraqiten pranë zyrave të bashkisë Librazhd. Kemi krijuar kontakte me numrin e korrespondencës, telefonave emaile në mënyrë që të kemi më pak kontakte.

Një pjesë e punonjësve po punojnë nga shtëpia, me qëllim që sa më i vogël të jetë kontakti për të infektuar njerëz të tjerë. Në bëjmë gjithçka mundemi, por kjo është e pamjaftueshme, mënyra më e mirë për të garantuar një numër të ulët të vetë infeksionit, është vetë personi. Nëse ne çdo person bindet se kjo është një sfidë reale që rrezikon jetën, dhe respektojmë masat e distancimit social sigurisht që ne pastaj do të fitojmë këtë betejë.”- tha Gurra, për Fax Neës.

Edhe pse në valën e dytë pandemisë, ekzistojnë akoma njerëz të cilët e shikojnë Covid 19 si një grip të lehtë i cili po zmadhohet për arsye politike. Ndërkohë dita ditës po ulet numri i personave që shkojnë për të bërë tamponin edhe pse mund të kenë simtomat e Covid 19, kjo pasi kanë frikë të shtrimit në Spitalet Covid dhe dëshirojnë ta kalojnë me mjekim në banesat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME