Categories Lajme

Kaloi me not nga Meksika në SHBA, historia e pabesueshme e shqiptarit që hapi një shkollë shqipe në Alaskë

Ulber Ferati rrëfeu historinë e pabesueshme të jetës së tij në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Shqiptari nga Struga tregoi se i është dashur të largohet nga trojet shqiptare kur ishte në një moshë të re. Me shumë peripeci dhe sfida mbërriti më në fund në SHBA, ku dhe jeton prej shumë vitesh. Ulberi tregoi për gazetarët në studio, se ka kaluar me not nga Meksika në SHBA.

Qëndroi në New Jersey por vendosi të shpërngulej përfundimisht në Alaskë. Atje njohu dhe vajzën me të cilën do të kalonte jetën. Me ndihmën e babait të tij, vendosi të hapë një shkollë shqipe për të gjithë komunitetin shqiptar që ndodhej në Alaskë. Megjithëse nuk është më funksionale, shkolla e hapur para viteve ’90 ishte një ndihmë për ata që donin të mësonin shqipen.

“Këtu është një komunitet shumë i madh dhe ishin më shumë se 30 nxënës. Babain e kam pasur mësues. Me të gjithë familjen iu përkushtuam kombit. Kemi jetuar në një shoqëri ku jemi diskriminuar, nuk kishim as libra. Kur erdha këtu e kisha ndjesi dhe më vinte keq që të lija fëmijët pa mësuar gjuhën shqipe.“, tregoi ai. Tanimë, ai është i angazhuar në biznesin e tij, një restorant shumë i famshëm në Alaskë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME