Categories Lajme

“Kam 10 vjet që e dua, ajo është zemërgur”, Klajdi Musabelliu ndan historinë e dashurisë!

I ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë Klajdi Musabelliu.

Artisti dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua nga loja disa javë më parë duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të na treguar disa plane rreth karrierës së tij në të ardhmen.

Përsa i përket lojës së tij në BBV dhe mundësisë për t’u rikthyer, Klajdi u shpreh si më poshtë: Lei: E mendove se çfarë strategjie do të kishe? Nëse do të kishe një plan, ose një shans të dytë, çfarë strategjie do përdorje ti dhe me kë do rrije ti në atë shtëpi?

Klajdi: E mendova, nuk mendova asnjë strategji. Mendova do isha pak më i çelur. Domethënë me më shumë humor, me më shumë batuta, me më shumë këngë. Sigurisht, do isha marrë më shumë me Rozanën, por jo duke e sulmuar. Duke qenë se ajo më nxorri në pah atë karagjozin që unë kam brenda, do kisha bërë një aleancë jo për lojë, por për të nxjerrë personazhet që kemi pozitivë brenda.

Me daljen e tij nga Big Brother, Klajdi u rikthye në tregun muzikor me këngën “E bukur”. Si e ka pritur publiku?

Reaksioni është shumë pozitiv. Të gjitha vajzat e pëlqejnë, përveç se asaj që unë ja kam dedikuar. Unë kam fituar zemrën e çdo vajze. Vetëm të asaj që dua unë, s’e kam fituar. Nuk e kam bërë publike. Kënga i ka pëlqyer, por nuk po i pëlqej unë. Ka 10 vjet që unë këtë vajzën po e pëlqej, por ajo nuk e kupton që unë e pëlqej, ose nuk do që ta kuptojë./ TAR

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME