Hermes Nikaj, personazhi i famshëm i ekranit, e moderatori i disa emisioneve të mëngjesit u vu ditën e djeshëm në pranga nga Policia e Tiranës për akuzat e “Pros.tit.ucion” dhe “Shfrytëzim pr.osti.tucio.ni”. Ai u arrestua së bashku me një 47-vjeçar nga Mamurrasi dhe një pr.os.titutë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës… Së fundmi detaje të reja janë mësuar nga ngjarja.
Pronarja e qendrës estetike, ku kursantet estetiste përdoreshin si pr.os.tituta, quhet Anjeza Bena. Ajo përfitonte 50 euro nga çdo klient. Vajzat që shfrytëzoheshin për pr.osti.tucion kishin çmime 500-700 euro dhe varionin nga 100-200 euro për dy orë. Policia bëri me dije se Bena, nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për pr.os.titucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.
Takimet liheshin kryesisht gjatë fundjavës dhe pr.o.stitutat shkonin në hotelet destinacione me taksi apo me makinat personale të klientëve. Grupi përdorte disa kode të fshehura mes tyre, ku dy prej më të përdoruave ishin: ‘Bëhu gati, kam gjetur një të mirë’ ose “Bingo na doli fati”, thonë burime për Panorama.
Njëra prej pro.s.titutave, e cila po hetohet në gjendje të lirë ka dëshmuar në polici, se Hermes Nikaj ishte administratori që u gjente klientët vajzave, por në dëshminë e tij ai ka deklaruar se ato shkonin me dëshirë dhe nuk paguheshin për marrëdhëniet se.ks.uale.
