Categories Showbiz

“Kam humbur shikimin dhe dëgjimin”- Demi Lovato rrëfen pasojat e mbidozës nga droga

Demi Lovato ka bërë goxha rrugë që prej vitit 2018, kur në kulmin e famës dhe suksesit të saj, pësoi një mbidozë droge, nga abuzlimi me substancat narkotike dhe ilacet. Që nga ajo kohë, artistja ka shkuar në rehabilitim, i është rikthyer jetës publike, projekteve dhe muzikës, megjithatë ende i vuan pasojat e mbidozës, të paktën kështu rrëfen vetë artistja.

Në një intervistë të fundit tek “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtarja dhe aktorja teksa foli për problemet fizike që ka pasur gjatë kësaj kohe, duke humbur pjesërisht shikimin dhe dëgjimin, teksa tani i ka ende të dëmtuara, ndërsa po ashtu u shpreh se nuk do e ndryshonte rrugëtimin e saj për asgjë, me gjithcka të mirë dhe të keqe që ka kaluar dhe nuk është penduar për asgjë.

‘Unë nuk do ta ndryshoja rrugëtimin tim sepse nuk jam penduar. Gjëja më e afërt për të cilën jam penduar është kur e teprova dhe do të doja që dikush të më kishte thënë: Një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja. Dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse ulesh vetëm me dhimbjen, ajo kalon.

Unë kam dëmtuar shikimin dhe dëgjimin. Është një kujtesë e përditshme, e vazhdueshme për të qëndruar në rrugën e duhur sepse nuk dua që kjo të ndodhë më kurrë,” tha Demi, duke edhe u emocionuar. Po ashtu artistja tha se si pasojë e problemeve fizike, ka humbur të drejtën të drejtojë makinën dhe disa gjëra të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME