Categories Lajme

“Kam paguar ilaçet, babi është në gjendje të rëndë”, flet nga Infektivi familjari: Covid-19 nuk shërohet në shtëpi

Familjarët e pacientëve të prekur më Covid-19, vijojnë që të qendrojnë para spitalit Infektiv për të marrë një përgjigje për personat e tyre të afërt. Në një interviste për Fax News, një nga qytetarët i cili ka të shtruar në spital babain e tij, tha se ka blerë ilaçe pasi mungonin në spital, ndërkohë që shtoi se Covid-19 nuk shërohet në shtëpi. Po ashtu qytetari theksoi edhe nevojën e ambulancave të mira, pasi sipas tij janë në gjendje katastrofe, dhe janë rrezik për përhapjen e virusit.

“Solla babain në gjendje të rëndë. Babai im është një gjendje të rëndë dhe ka 10 ditë. Kam shpresën se ai do ta fitojë betejën me Covid-19. Doktorët dhe mjekësia duhet të jetë humane dhe jo komerciale. E kam dëgjuar, por nuk e di sa e vërtetë është, mendoj se spitali është human. Covid-19 nuk shërohet në shtëpi. Është përhapur në atë mënyrë se nuk mund ta besoj. Të mbajne maskë dhe të izolohen. Unë shoh që në ambulance katastrofe sepse aty hyjnë aq shumë njerëz me Covdi-19 dhe aty rrezikon që të infektohesh. Të vendose ambulance të mira për banorët në Fushë-Krujë. Nuk janë për ambulancë ato, ka ikur koha. Kam blerë ilaçe, ndërkohë që nuk ka as oksigjen në spital. Kam kërkuar që të gjej aparat oksigjeni por nuk ka gjetur. Presim me orë të tëra për të dërguar veshjet.”- tha qytetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME