Categories Lajme

“Kam punuar 5 vite tek Presidenti unë dhe unë e kam shok Çimin”, si u fut në kurth sekseri që nxori zbuluar edhe ofcerin gjyqësor

Rasti i një qytetari nga Vlora u publikua mbremjen e djeshme ne “Stop”, i cili ra pre e një skeme m ashtrimi ku janë të përfshirë s e k ser, avokat e prokuror. Fatjon Imamaj tregoi historinë e vëllait. Ky i fundit, për shkak se ka marrë espuls, e ka të pamundur kalimin e kufirit. Meqënëse bashkëshorten dhe fëmijët i ka në Francë, ai ishte i detyruar të kalonte ilegalisht kufirin për të shkuar tek familja. Kështu, përmes një s e k seri të quajtur Detjon Qerivani, pagoi 250 Euro të kalonte nga Porti i Vlorës. S e k seri Qerivani i tha se do të përdorte pasaportën e një kushëriri të tij që ka mbiemër të njëjtë me të, por fotografi të ndryshme?! Sigurisht që kjo skemë nuk funksionoi. Qytetari u a rrestua menjëherë në Portin e Vlorës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kurthin e kamerës së fshehtë të Stop ra dhe s ekseri Fatjon Imamaj, i cili gjatë bisedës me denoncuesin Fatjon Imamaj pranon që oficeri i policisë gjyqësore ka marrë 500 Euro.

Fatjon Imamaj – Tani atë muhabetin tonë, si do e zgjidhim?

Sekseri Detjon Qerivani- Unë prandaj ju thashë atë ditë: hajde ulemi atje!

Fatjon Imamaj – Atë ditë, ishte atë ditë … ishte i nervozuar…

Sekseri Detjon Qerivani- Gjithsesi! Tani më dëgjo mua! Mirë bëri! I thashë gjë unë? Erdhi edhe njëherë tjetër me një njeriun e tij, filloi gër- gër dhe iku. Nesër në mëngjes hajdeni të dy do ulemi tek 6-katëshi dhe do flasim!

Fatjon Imamaj – Dëgjo, dëgjo! Se unë prandaj erdha kastile, që të llafosemi dy minuta. Tani ato lekët, kujt ia ke dhënë? Drejt muhabeti, që të shkojmë t’ia marrim atij. Nuk po t’i kërkon njeri ty. Thjesht t’ia marrim atij!

Sekseri Detjon Qerivani- Dëgjo! Unë prandaj ju thashë atë ditë…

Fatjon Imamaj – Lekë kam paguar unë nga xhepi. Avokat e prokurorëëë…

Sekseri Detjon Qerivani- Unë s’i kam dhënë avokatit, se ju shqetësoheni, që i kam dhënë avokatit lekë.

Fatjon Imamaj – Po kujt ia dhe mo vëlla 500 euro? I q…..nënën, se është turpi i botës!

Sekseri Detjon Qerivani- Nesër në mëngjes, kur të ulemi të pimë kafe, do e gjej unë atë, që i ka marrë lekët, do të t’i japë ty në vënd atje. Po ju nuk më latë mua, që të sqaroheshim…

Fatjon Imamaj – O vëlla! E ke idenë, se sa janë paguar, për të dalë ai nga burgu?

Sekseri Detjon Qerivani- Unë e di, sa janë paguar. 1500 euro, aq sa të thashë unë janë paguar. Po ju erdhët pa lidhje. Më futët mua atje. A e kupton, që mua, sot për sot, nuk ka çfarë më bën asnjeri?!

Fatjon Imamaj – S’kanë çfarë të bëjnë ty, sepse s’kanë fakte. Me të drejtë, nuk punove. Se tani, 500 Euro m’i more mua në makinë. The, që do t’ia jap oficerit të policisë gjyqësore.

Sekseri Detjon Qerivani- Shshshs…, po n.q.s, ai i ka marrë dhe të thotë ty…

Fatjon Imamaj – Ka marrë oficeri i policisë gjyqësore 500 euro?

Sekseri Detjon Qerivani- Po ore, po, po… edhe Arjani e dinte këtë muhabet, sepse unë i thashë është filani fistëku dhe mos e lëviz më tutje! Dakord foli dhe me oficerin atje!

Fatjon Imamaj – Ai nuk po më lëshon kupon tatimor, që ka marrë 1000. Duhet kuponi!

Sekseri Detjon Qerivani- Po nuk e jep ai kuponin, se ju vajtët, i bëtë denoncim atij. Si do e japi ai? Ti e ha atë patate? Unë s’e ha, as ai s’e ha.

Fatjon Imamaj – S’i kemi bërë denoncim ne atij. S’i kemi bërë asnjëherë denoncim ne atij…

Sekseri Detjon Qerivani- I keni bërë, qysh jo…?!

Fatjon Imamaj- Kujt mo?

Sekseri Detjon Qerivani- Arjanit tonë…?

Fatjon Imamaj- Arjanit?

Sekseri Detjon Qerivani-Po jam takuar unë me oficerin e policisë, që kishit vajtur yt vëlla, që e kishte takuar.

Fatjon Imamaj- Jo, o shoku! Dha deklaratë Arjani në polici, që nga ne ka marrë 1000 euro.

Sekseri Detjon Qerivani-Dëgjo njëcikë këtë burrin këtu! Çimin,(OPGJ) që keni takuar juve, unë e kam në Tiranë. Kam punuar 5 vite tek Presidenti unë dhe unë e kam shok Çimin. Sa kishit ik juve, më mori mua më tha: këtu- këtu muhabeti. Nuk ke, cfarë bën! Nuk është kështu muhabeti, i thashë unë. As unë nuk e nxjerr atë botin tjetër! Ti s’duhet ta njohësh fare atë!/klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME