Categories Lajme

“Kam qëndruar 3 ditë pa ngrënë para se të lindte çuni, nuk kishim bukë në shtëpi”

Tereza e cila ka ardhur tek rubrika “ Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan, ka treguar historinë e trishtë që ka kaluar në jetën e saj. Ajo ka qenë e martuar me një burrë i cili nuk punonte dhe çdo Lekë që i binte në dorë e luante bixhoz. Kjo gjë ka bërë që ata të vuanin edhe për bukë.

Kur ka qenë shtatzënë në fëmijën e dytë, Tereza tregon se 3 ditë deri në ditën e lindjes ajo nuk ka ngrënë asnjë gjë dhe nuk e dinte se a ishin dhimbjet e lindjes apo kishte probleme nga të ushqyerit. Tregon se ka shkuar në maternitet me urban dhe Lekët i ka marrë borxh nga një shoqe e saj.

Tereza: Në shtatzëninë e dytë kam qenë shumë keq. Kam kaluar periudhën më të keqe të jetës sime. Thoja si do rritet ky fëmijë. I kam lut Zotit të dështoj, o Zot më fal. Pasi e mora veten i thashë, të lutem, e nisi Zoti dhe këtë fëmijë, ktheju punës, ktheju jetës, ta rrisim mirë këtë fëmijë dhe vajzën.

Ardit veç më keq u bë.  As nuk donte ta dinte se kishte fëmijë.  Për bukë kemi vuajtur, tre ditë para se ta lindja çunin. S’kam pasur bukë, domethënë 3 ditë pa ngrënë bukë. Kur më kanë ardhur dhimbjet e lindjes, nuk e dija se çfarë kisha. A kisha prej lindjes apo prej bukës. Kam ikur me urban në maternitet, edhe 1 mijë Lekshin e urbanit ia kam marrë një shoqeje.

Kam lindur të nesërmen në 5 të mëngjesit, kam marrë mamin në telefon, është nisur prej Puke dhe më ka sjellë për të ngrënë, i ka blerë gjërat që i nevojiteshin bebes. Nëse nuk do kishte ardhur ajo, nuk e di si do kisha dalë prej spitalit. Nuk kisha asnjë batanije ta mbështillja foshnjën. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME