Categories Lajme

“Kam qenë tek familja Rasha për ngushëllim”, Sandër Lleshaj tregon si u prit

Sandër Lleshaj, i cili dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm pas ekzekutimit të Klodian Rashës thotë se ka qenë tek familja e tij për ngushëllim pasi u vra nga një efektiv policie më 8 dhjetor.

Në intervistën për ‘Real Story’, Lleshaj tha se e pritën shumë mirë dhe arsyeja përse ka vonuar që të shkojë në familjen e tij është se priste të kthehej kryeministri nga SHBA për të dorëzuar dorëheqjen.

“E kam bërë këtë. Kam qenë tek familja Rasha. S’jam shumë dimension publik mediatik. Kam qenë dhe i kam kërkuar ndjesën familjes Rasha. Kam shkuar pasi kam dhënë dorëheqjen. Ndaj kam vonuar vajtjen me qëllim, që të kryerja një akt. Shpreha disa fjalë që ndonjëherë kanë peshë. Fjalët të shoqëruara me një akt ishin ndjesa e plotë ndaj familjes. Reagimi i tyre ishte krejt reagim dinjitoz i një familje shqiptare, që di të arsyetojë në një situatë tragjike që i ka pllakosur. Ishte dinjitoz. E prisja. E di që një familje e këtij konteksti reagon kështu”, tha Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME