Categories Lajme

“Kam shumë dhimbje”/ Flet nga spitali i mbijetuari i aksidentit të parë ujor në vend: Kur kam parë ngjarjen e asaj gocës…

Agustin Sefa, 31-vjeçari i cili po pushonte në jug të vendit me të fejuarën e tij, shpwtoi pwr mrekulli pasi u godit nga një skaf buzë bregut të detit dhe që prej datës 16 korrik ai vijon të marrë trajtimin mjekësor në spitalin ushtarak në Tiranë sepse ka dëmtime të mwdha.

Ai është fatlum që i ka mbijetuar aksidentit përgjatë pushimeve, por që në një intervistë për TCH tregon tmerrin e përjetuar.

Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar operacion pas operacioni, por që sërish për shkak të një pakujdesie jo nga ana e tij, organet e brendshme i ka të dëmtuara duke i pamundësuar ecjen. Pranë shtratit i qëndron gjatë gjithë kohës e ëma, e cila përveç vështirësive ekonomike po vuan bashkë me dhimbjet e të birit.

“Unë kam qenë në gjendje kome, nuk mbaj mend asgjë , kam gati 10 ditë në gjendje kome edhe tani kam ardhur në vete. Por kam shumë dhimbje e tani do vijë ajo(mjekja) të më bëjë qetësues”, tha Agustini.

-Po e dashura juaj si është? “Ajo është pak më mirë , ka dalë nga spitali. Ndërsa unë kam gati 16 ditë jam dëmtuar në bark dhe në këmbë”, tha ai.

“Me thënë të drejtën kur kam parë ngjarjen e asaj gocës e kam hequr direkt, nuk e shihja dot. Më erdhi keq shumë”, u shpreh Agustini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME