Categories Lajme

“Kam vizituar 134 vende të botës”, Blendi Fevziu zbulon kush e shoqëron në udhëtime

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar në “ABC e Mëngjesit” se ka vizituar 134 vende të botës dhe është shumë i dhënë pas guidave.

Ai ka deklaruar se përpara se të shkojë në një vend, ka shumë informacion lidhur me gjithçka.

“Përpara se të udhëtojë në një vend, unë jam thuajse i informuar për vendin. Unë di ekzaktësisht se çfarë ka vendi.

Njeriu udhëton me dëshirat e tij, e dinë se çfarë duan. Dikush di të gjitha vendet ku ka muzikë të mirë dhe shkon atje, dikush di plazhet më të mira dhe shkon atje se i pëlqen. Unë jam shumë i dhënë pas guidave.

Kam vizituar 134 vende, më kanë ngelur edhe shumë të tjerë që nuk janë anëtare të OKB-së. Ka edhe territore që duhet t’i konsiderosh”, tha gazetari.

Më tej, Fevziu zbuloi se më kë shkon në udhëtime, nga miqtë, familja deri te udhëtimet vetëm.

“Ndonjëherë udhëtoj me familjen, ndonjëherë kur ka vende të vështira vjen vajza ime e madhe, kam miq si Baton Haxhiu, udhëtoj dhe vetëm se më pëlqen. Kur udhëtoj vetëm problemi më i madh që kam është darka, por unë mundohem kudo që shkoj të krijojë kontakte të reja.

Zakonisht guida më e mirë është taksisti i aeroportit, të cilin mund ta pyesësh për gjithçka, nga çmimet se si janë te vendet. ”, tha Fevziu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME